Politike

‘Lista e përbashkët ‘/Bardhi i përgjigjet Kryemadhit:LSI nuk bëri fushatë në Elbasan

12 Nëntor 2021, 13:11 Nga DOSJA
‘Lista e përbashkët ‘/Bardhi i përgjigjet

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi iu është përgjigjur reagimit të kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, lidhur me deklaratat që ai vetë ka bërë një ditë më parë në një studio televizive. Ai ka thënë se nuk ka deformuar asgjë, por vetëm ka ripërsëritur atë që ka artikuluar sistematikisht Kryemadhi, në lidhje me mandatet e fituara. Ndër të tjera, Bardhi tha se LSI nuk ka bërë asnjë ditë fushatë në qarkun e Elbasanit ndaj dhe humbi.

“(PD-LSI)Nuk është mbledhur sepse nuk ka pasur dakordësi nga kryetarja e LSI, për të propozuar hyrjen në një listë të përbashkët. Qëndrimi i LSI ka qenë për të dalë me dy lista të veçanta, pavarësisht se ne donim të futeshim në një listë, por vlerësimi i LSI ishte se ata do të maksimalizonin votën duke hyrë në dy lista të veçanta. Kryemadhi ka thënë se me ndryshimet e njëanshme të bëra nga Rama në Kodin Zgjedhor, LSI do të merrte 40 mandate. Ai veprim i pa precedent i Edi Ramës ishte dhunim dhe një nga shkaqet që nuk u përkthye në mandate i gjithë vullneti i popullit opozitar. Ju e dini që LSI nuk ka zhvilluar fushatë në Qarkun e Elbasanit. PD ka pasur vullnetin për të hyrë në një listë të përbashkët me LSI dhe qëndrimit koherent të LSI për të hyrë me dy lista të veçanta. Kjo deklaratë e imja ka përbërë publik ka shqetësuar LSI, por këto janë fakte publike”, u shpreh Gazment Bardhi.

LAJMI KRYESOR:Formularët nga ‘kasaforta’,Bardhi: Show! Protokolloni firmat dhe mbledhim Kuvendin

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike gazment bardhi monika kryemadhi gazment bardhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll