Politike

VD-Deklarata e Palokës, Bardhi: Gënjeshtër! PD ka zyrë protokolli, nuk i bën roja

12 Nëntor 2021, 13:06 Nga DOSJA
VD-Deklarata e Palokës, Bardhi: Gënjeshtër! PD ka zyrë

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e quan gënjeshtër deklaratën e Edi Palokës se PD nuk ka një zyrë protokolli. Përballë gazetarëve, ai tha se Paloka e di shumë mirë se si funksionojnë gjërat, pasi mban një post të rëndësishëm brenda partisë. Ai shtoi se shkresat nuk i protokollon roja por zyra që ndodhet brenda selisë blu.


Pyetja: Sot Paloka tha që PD nuk ka protokoll.

Bardhi: Kjo është gënjeshtër, ka një zyrë protokolli, ku protokollohet çdo shkresë. Nuk i protokollon roja te dera, po zyra në PD. E di shumë mirë Paloka, se ka ushtruar dhe ushtron funksione të larta. E kemi një zyrë, kryetari i këshillit është një funksion i lartë, nuk është as mbajtës i celësave të kasafortës, as roja, drejton dhe moderon mbledhjet e Këshillit Kombëtar..

LAJMI KRYESOR: Formularët nga ‘kasaforta’,Bardhi: Show! Protokolloni firmat dhe mbledhim Kuvendin

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi paloka gazment bardhi edi paloka gazment bardhi

Sondazh

Poll