Politike

VD-‘Kë përfaqëson?’/ Debati me gazetaren, Paloka: Çfarë je ti?

12 Nëntor 2021, 09:37 Nga DOSJA
VD-‘Kë përfaqëson?’/ Debati me gazetaren, Paloka:

TIRANË– Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka replikoi ditën e sotme në zyrën e tij me një nga gazetaret e pranishme. Gazetarja e pyeti se mos ky proces është kthyer në qesharak për publikun, teksa vijoi me deklaratat se janë mohuar se janë 4200 firma. Paloka iu kthye duke e pyetur se mos ka ardhur në zyrën e tij si përfaqësuese e ndonjë personi, mirëpo kjo u hodh poshtë nga gazetarja e cila i pohoi se po bën punën e saj.


REPLIKAT:

Gazetarja: 4200 formularët janë aty.. po nuk vërtetojmë nëse janë aq firma

Paloka: Sapo ua thashë, dhe un nuk i njoh të gjithë. Nuk kemi as detyrë…

Gazetarja: A nuk bëhet qesharak ky proces?

Paloka: Sot jeni për të verifikuar atë që është mohuar.

Gazetarja: Eshtë mohuar se janë 4200 firma…

Paloka: Ju jeni gazetare apo përfaqësuese, çfarë jeni?

Gazetarja; Jam gazetare…

LAJMI KRYESOR: Hapet ‘kasaforta’ e formularëve! Paloka fton gazetarët: Kontrollojini

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes edi paloka aksioni i berishes edi paloka

Sondazh

Poll