Politike

VD-Paloka fton gazetarët: Shikoni firmat, këtu janë të gjitha të dhënat, i kam unë

12 Nëntor 2021, 09:25 Nga DOSJA
VD-Paloka fton gazetarët: Shikoni firmat, këtu janë të

TIRANË– Kryetari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka u bëri të ditur gazetarëve se mund ti shikojnë firmat që janë hedhur nga delegatët për mbledhjen e Kuvendit. Ai u shpreh se formularët me 4200 firmat janë të gjitha në zyrën e tij, e se iu është kërkuar atij që ti depozitojë. Ndër të tjera, në lidhje me mbajtjen e Kuvendit, ai u shpreh se do të zhvillohet në kushte të zakonshme. Paloka bëri me dije se nuk ka firmosur mirëpo është i detyruar që të zbatojë kërkesën e shumicës.


Verifikimi i emrave bëhet në komisionin e kuvendit, unë kur të kontaktoj me firmëtarët apo me përfaqësuesit e tyre do të ishte mirë që atë ditë para se të nisë kuvendi të harxhojnë më shumë kohë dhe të lexojnë para jush emër për emër të gjithë firmëtarët. Për të vertetuar që janë apo jo këto firma si deklarohet. Kam 4200 formularë këtu, por sesi janë do të verifikohen ditën e kuvendit me komisionin e mandateve. Unë këtu jam si kryetar i këshillit dhe një palë që ka mbledhur firmat më ka kërkuar të depozitoj firmat. Ky është kuvend i jashtëzakonshëm dhe procedurat e statutit parashikojnë mbledhjen e një kuvendi në kushte të zakonshme. Unë nuk kam firmosur dhe nuk jam te ato që e kanë kërkuar këtë kuvend por që nga unë i pari jemi të detyruar që të zbatojmë kërkesën e shumicës. Nëse dikush nuk e zbaton këtë detyrim nuk e zbaton këtë…‘- tha Paloka.

LAJMI KRYESOR: Hapet ‘kasaforta’ e formularëve! Paloka fton gazetarët: Kontrollojini

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes edi paloka aksioni i berishes edi paloka

Sondazh

Poll