Politike

VD-“Çfarë do Shqipëria në Afrikë?”, Alizoti: Diplomatët shqiptarë, të keqpaguar

12 Nëntor 2021, 12:48 Nga DOSJA
VD-“Çfarë do Shqipëria në Afrikë?”,

TIRANË – Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti pati kritika për projektbuxhetin e Ministrisë së Jashtme për vitin 2022. Në mbledhjen e Komisionit të Punëve të Jashtme, ku u kalua ky projektbuxhet, Alizoti ngriti shqetësimin se diplomatët shqiptarë janë të keqpaguar.

Ai i bëri thirrje qeverisë që të përqëndrojë financat e MPJ-së për ambasadorët shqiptarë në vendet kryesore të botës. Gjithashtu, Alizoti e quajti të panevojshme faktin që Shqipëria ka ambasada në kontinentin e Afrikës.


“Rritja prej 17% tingëllon e madhe, por humbet në strukturë. Kjo financë duhet të shkonte te diplomatët që të jenë të motivuar. Se çfarë do Shqipëria në Afrikë? Unë nuk e di, mirë do të ishte të ishte fuqi e madhe, por është vend i vogël. Financat të shkojnë në ambasadat kryesore.

Sot ka diplomatë të keqpaguar, që prezantojnë Shqipërinë, nuk ftojnë dot dikë për drekë apo për darkë pune në një lokal serioz. Diplomatët shqiptarë janë më të varfrit në rajon. Qeveria e sotme edhe e kaluara si ka trajtuar si duhet.

Pse Kosova i paguan më lart? Hajde i diskutojmë realisht.  Nuk i pranoj recitimet, që diplomatët shqiptarë janë trajtuar me një vlerë…ku janë vlerat? Është rritur rroga, është taksuar më shumë. Unë e di”, u shpreh deputeti i PD-së Tomor Alizoti në mbledhjen e Komisionit të Punëve të Jashtme.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike afrika ambasadoret shqiptare kosova ministria e puneve te jashtme tomor alizoti afrika ambasadoret shqiptare kosova ministria e puneve te jashtme tomor alizoti

Sondazh

Poll