Politike

Italia do të kurojë falas fëmijët shqiptarë me hemofili

12 Nëntor 2021, 13:56 Nga DOSJA
Italia do të kurojë falas fëmijët shqiptarë me hemofili

ITALI-Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministri Italian Roberto Speranza nënshkruan sot në Romë marrëveshjen 5-vjeçare të bashkëpunimit, për sigurimin e e trajtimit falas për të gjithë fëmijët hemofilikë në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama ndau në Facebook, momentin e nënshkrimit të marrëveshjes mes dy vendeve. Gjatë këtij takimi u fol për mundësinë e rishikimit të vendimit që kufizon udhëtimet e qytetarëve shqiptarë në Itali.

“Ministrja Ogerta Manastirliu dhe Ministri Italian i Shëndetësisë Roberto Speranza nënshkruan sot në Romë marrëveshjen 5-vjeçare të bashkëpunimit mes Ministrive të Shëndetësisë për sigurimin e trajtimit falas dhe profilaksisë për të gjithë fëmijët hemofilikë në Shqipëri.Ministrat e dy vendeve u angazhuan për të shtrirë bashkëpunimin edhe në sektorë të tjerë të shëndetësisë, duke nisur nga autonomia spitalore.Gjatë takimit dypalësh, u diskutua edhe mbi rishikimin në fillim të dhjetorit të vendimit që kufizon udhëtimet e qytetarëve shqiptarë në Itali”, shkruan Rama.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ogerta manastirliu roberto speranza ogerta manastirliu roberto speranza

Sondazh

Poll