Politike

VD-Hapja e formularëve, Bardhi: Sot u fyen ata që besuan te Berisha

12 Nëntor 2021, 12:39 Nga DOSJA
VD-Hapja e formularëve, Bardhi: Sot u fyen ata që besuan te Berisha

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u shpreh ditën e sotme se mbledhja e Kuvendit Kombëtar të bëhet duke respektuar procedurën dhe statutin e partisë. Duke iu referuar takimin e Palokës me gazetarët për verifikimin e formularëve, Bardhi tha se e gjitha ishte një shfaqje e se u fyen të gjithë ata që besuan te ish-kryeministri Sali Berisha.

‘Të ndiqen procedurat sipas statutit të partisë. Sot nuk janë fyer vetëm cdo anëtar, por fyer dhe tallur dhe me atë pakicë që kanë besuar te levizja e zotit Berisha. Dhe sikur, të jetë siguruar 1 e teta apo e 10, vullneti i tyre nuk mbyllet dot në kasafortë dhe nuk bëhet show me vullnetin e demokratëve. Zëri i tyre do duhet të dëgjohet nga institucionet e partisë, dua të ripërsëris thirrjen time, që nxirrini firmat nga kasaforta, mos bëni shoë me gazetarë që nuk janë në gjenjde të verifkojnë nëse janë nënshkruesti anëtare apo nëse janë demokratë, janë apo nuk janë gjallë. Dorëzoni kërkesën në protokollin e PD, jepini mundësi demokratëve të shprehin vullnetin e tyre të lirë. Unë dje ju shpjegova procedurën statutore, janë rregulla se si funksionin një institucion. Kjo parti është krenari e demokratëve, nuk tallet njeri me PD, rregullat janë të qarta, duhet të mblidhen institucionet. Të dëgjohet zëri i çdo demokrati.’- tha Bardhi.

LAJMI KRYESOR: Formularët nga ‘kasaforta’,Bardhi: Show! Protokolloni firmat dhe mbledhim Kuvendin

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike gazment bardhi gazment bardhi

Sondazh

Poll