Politike

Sektori i Energjisë, qeveria shqiptare firmos marrëveshjen me AFZH-në

12 Nëntor 2021, 10:32 Nga DOSJA
Sektori i Energjisë, qeveria shqiptare firmos marrëveshjen me

TIRANË – Qeveria shqiptare firmosi sot Marrëveshjen e Financimit Për Mbështetjen e Sektorit të Energjisë me Agjencinë Franceze të Zhvillimit nga e cila do të marrë një kredi prej 50 milionë eurosh.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj theksoi se kjo marrëveshje është vazhdimi i modernizimit të sektorit energjitik në vendin tonë. Gjithashtu, ajo theksoi se është drejt finalizimit marrëveshja e kredisë për energjitikën me qeverinë gjermane.

“Kjo marrëveshje është në vazhdim të reformës së madhe të energjisë në bazë të zhvillimeve ndërkombëtare të energjisë: të modernizojë sturkturën, të ndajë 3 operatorët e OSHEE. Është në vijim një tjetër marrëveshje kredie e firmosur nga qeveria gjermane”, u shpreh Ibrahimaj.

Më pas u shpreh zv/kryeministri Arben Ahmetaj. Ai vlerësoi bashkëpunimin me AFZH-në duke veçuar ndihmën prej 60 milionë eurosh në rikonstruksionin e rrjetit të brendshëm të ujësjellësit.

Falenderoj të gjithë donatorët. Me agjencinë franceze për zhvillim kemi nisur që prej vitit të kaluar me një bashkëpunim intensiv që u  finalizua me marrëveshjen e firmosur. Nga qershori 2020 kur zyrtarizoi aktivitetin në Shqipëri ne kemi avancuar me 3 projekte. Ne nënshkruam  sot edhe për barazinë gjinore atë që iu referuam më parë, projekti i 3 është në kuadër të rindërtimit, ju më keni dëgjuar shpesh që t’i referohem ndihmës franceze një projekt që angazhon 60 milion euro për rindërtimin e rrjetit të brendshëm të ujësjellësit Durrës i cili është në fazën finale që do nënshkruhet shpejt. Marrëveshja e sotme për sektorin energjetik vjen në një moment të rëndësishëm. Reforma në ernegji ndër më të guximshmet. Fokusi i të gjitha qeverive në botë është adresimi i problemeve në krizën energjetike. Sot kemi panoramë tjetër të sistemit. Suporti i rëndësishëm i qeverisë shqiptare që bashkon AFD dhe KFV përmbledh disa objektiva. Nga 20 qershori avancuam me 3 projekte me ADF”, bëri me dije nr.2 i qeverisë.

Ahmetaj përsëriti zotimin se qeveria shqiptare do të mbrojë familjet dhe biznesin e vogël nga kriza energjitike.

“Shumë vende s’ja kanë dalë ta bëjnë këtë. Vende që janë edhe pjesë e G7 si Italia apo vende të BE si Spanja e Greqia e Austria apo Polonia dhe Gjermania kanë rritur cmimet e të fundorëve pra familjeve. Ne kemi marrë zotim që të kemi siguri furnizimi një, të mbrojmë biznesin e vogël dy, pra pa ja rrit cmimet të mbrojmë familjarët tre, do vazhdojmë dhe do ia dalim. Kjo është arritur falë vëmendjes së qeverisë, reformës në sektorin e energjitik punës së përditshmë të kompanive dhe inistrisë dhe mbështetjes së donatorëve”,përfundoi zv/kryeministri Arben Ahmetaj.

(d.v/dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike kriza energjitike kriza energjitike ne shqiperi kriza energjitike kriza energjitike ne shqiperi

Sondazh

Poll