Politike

Burg për 4 ish-zyrtarë të PD, Basha kërcënon gjyqtarët: Nuk frikësohemi, do shkoni para drejtësisë bashkë me Ramën

15 Qershor 2019, 21:02 Nga DOSJA
Burg për 4 ish-zyrtarë të PD, Basha kërcënon

ELBASAN–Ditën e sotme në orën 14:30, Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e arrestit për 7 të arrestuarit që hodhën vezë dhe tymuese ndaj kryeministrit Edi Rama në Librazhd. Gjykata ka lënë në burg katër prej zyrtarëve të Partisë Demokratike, ndërsa për ish-deputetin e PD-së Aurel Bylykbashi, është dhënë masa e sigurisë ‘detyrim paraqitje”, si dhe e njëjta masë është vendosur edhe për sekretarin e PD-së në Librazhd, Erlind Gurra dhe për sekretarin e PD-së në Prrenjas, Leonard Ozuni.

MASAT PËR TË ARRESTUARIT

-Bujar Vreto, 48 vjeç, Kryetari i Degës së PD-së Librazhd, arrest me burg

-Aurel Bylykbashi, 53 vjeç, nga Elbasani, ish deputet i PD, detyrim paraqitje

-Erlind Gurra, 32 vjeç, nga Librazhdi, sekretari i PD-së, dega Librazhd, detyrim paraqitje

-Arjan Karriqi, 43 vjeç, nga Prrenjasi, Kryetari i Degës së PD-së, Prrenjas, arrest me burg

-Leonard Ozuni, 31 vjeç, nga Piskashi; sekretari i PD-së, dega Prrenjas, detyrim paraqitje

-Bujar Kojku, 54 vjeç, nga Librazhdi, arrest me burg

-Dashamir Boja, 47 vjeç, nga Shtërmeni, Cërrik; arrest me burg. 

Pas vendimit ka ardhur një reagim dhe nga Edmond Spaho, i cili u shpreh se arrestimet e ish-zyrtarëve të PD  janë bërë me urdhër politik. Pak orë më vonë Basha ka selia blu e ka quajtur këtë një vendim burracak të Ramës. Po ashtu numri një i opozitës ka thënë se gjyqtarët dhe prokurorët e kësaj çështje do përgjigjen para drejtësisë.

Më 13 qershor, eskorta e Ramën në Librazhd u bllokua për disa minuta nga protestuesit., ku u godit me vezë dhe u hodhën e tymuese. Për këtë ngjarje janë arrestuar edhe 5 zyrtarë të Partisë Demokratike. Ata janë: kryetari i Degës së PD-së në Librazhd; Bujar Vreto, 48-vjeç, ish-deputeti i PD-së, Aurel Bylykbashi 53-vjeç; sekretari i PD-së në Librazhd  Erlind Gurra 32-vjeç; sekretari i PD-së në Prrenjas, Leonard Ozuni, 31-vjeç; kreun e PD-së në Prrenjas, Arjan Kariqi 43-vjeç; si dhe 43-vjeçari D.B nga Cërriku së bashku me B.K 54-vjeç nga Librazhdi.

(j.v/k.m, a.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arjan karriqi arrestohen 5 zyrtarët të pd-së aurel bylybashi bujar kojku bujar vreto dashamir boja edi rama edi rama ne librazhd erlind gurra leonard ozuni ndalohen protestuesit e librazhdit arjan karriqi arrestohen 5 zyrtarët të pd-së aurel bylybashi bujar kojku bujar vreto dashamir boja edi rama edi rama ne librazhd erlind gurra leonard ozuni ndalohen protestuesit e librazhdit

Sondazh

Poll