Politike

Rikthehet Fatos Nano! Xhoana nget makinën, lideri historik i PS mbështet protestuesit e Astirit (GJESTI)

15 Qershor 2019, 18:05 Nga DOSJA
Rikthehet Fatos Nano! Xhoana nget makinën, lideri historik i PS

TIRANË– Lideri historik i PS-së, Fatos Nano ka kaluar tek zona e Astrit teksa banorët protestonin për mosprishjen e banesave të tyre.

Teksa bashkëshortja e tij, Xhoana po ngiste makinën, Nano ka përshëndetur protestuesit, të cilët i kanë hapur edhe rrugën.

Protesta e banorëve të Unazës së Re ka nisur më shumë se 6 muaj më parë. Banorët që preken nga ky projekt, protestojnë se do t’ju shemben banesat. Banorët që kanë shtëpitë e tyre të palegalizuara mund të përfitojnë një bonus qiraje me afat 3-vjeçar nga Bashkia e Tiranës.

Deri më tani një pjesë e banorëve e kanë pranuar bonusin e qerasë dhe pjesa tjetër vazhdojnë të protestojnë duke deklaruar se nuk do të heqin dorë derisa ky projekt të anulohet përfundimisht.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike fatos nano protesta tek astiri xhoana nano fatos nano protesta tek astiri xhoana nano

Sondazh

Poll