Elisa Spiropali e quan ‘Skënderbe’/ Rama bën batutën, jep premtimin për korçarët
15 Qershor 2019, 19:19Nga DOSJA
KORÇË- Kryeministri Edi Rama ka premtuar do të ndërtojë stadiumin “Skënderbeu” dhe se Korça do të ketë një aeroport të vogël turistik brenda katër vjeçarit të ardhshëm.
“Duhet të rikthejmë për Korçën aeroportin. Sot që flasim kemi një kantier në Kukës, aeroporti i Kukësit është në ndërtim. Në aeroportin e Vlorës kemi hasur disa probleme me palën tjetër megjithatë kemi avancuar dhe me padiskutim do të rifillojmë ndërtimin. Jemi në proces për të hapur rrugën për aeroportin e Sarandës. Dhe në Korçë ku uleshin avionët e vegjël në 1924, dhe ku ka një fluks turistësh që rritet, është e domosdoshme që të bëhen të paktën dy gjëra: E para një zonë e re turistike dimërore për skitë sepse mundësitë janë fantastike dhe një zonë turistike e klasit të lartë për Korçën ka ardhur koha të ndërtohet, e dyta edhe një aeroport i vogël turistik plotëson kornizën e këtij qyteti të një turizmi qytetar. Dhe nga ana tjetër, duke qenë se është edhe Elisa deputete e qarkut të Korçës i ka ardhur koha edhe stadiumit të Skënderbeut. Në këto katër vite të mandatit të Sotiraqit do të mbështesim ndërtimin e stadiumit të Skënderbeut, së bashku me pishinën që Korça ka pasur më parë për ta përfunduar Parkun Olimpik për të ardhur edhe skuadra të huaja për stërvitje”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama vijon fushatën. Sot ka prezantuar kandidatin e PS-së për Kolonjën, aktorin e humorit Erion Isain. Si në çdo qytet tjetër Rama është pritur edhe në Korçë me protesta. Mes protestuesve, të drejtuar nga ish-deputetët Ervin Salianji dhe Endrit Braimllari, dhe policisë ka pasur edhe përplasje fizike.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Në retorikën e tij politike, kryeministri Edi Rama ka ironizuar shpesh herë kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin duke e cilësuar si “falxhor...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka paralajmëruar një tjetër protestë masive më 21 qershor përballë godinës së Kryeministrisë. Me anë të një status...
TIRANË– Lideri historik i PS-së, Fatos Nano ka kaluar tek zona e Astrit teksa banorët protestonin për mosprishjen e banesave të tyre.Teksa bashkëshortja e ...
DURRËS– Kandidatja e PS-së për Bashkinë e Durrësit, në zgjedhjet e 30 qershorit është Valbona Sako. E njohur si një financiere e zonja, mesa duket e...
KOLONJË– Ministrja për marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali gjatë prezantimit të kandidatit për Kolonjën, aktorin e humorit, Erion Isai ka treguar ...
MAQEDONIA E VERIUT- Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në një intervistë për Euroactiv tha të premten se rastet e Shqipërisë dhe të Maqedonis...
SHKODËR– Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi doli mesditën e sotme në konferencë të jashtëzakonshem për të denoncuar shantazhin e ushtruar ndaj ...