Sport

Kanë disa kile më tepër, Conte fut në dietë lojtarët: lamtumirë ketchup,majonezë…

10 Nëntor 2021, 19:30 Nga DOSJA
Kanë disa kile më tepër, Conte fut në dietë

ANGLI– Ushqyerja ishte një fushë ku Antonio Conte u fokusua shumë gjatë javës së parë të aventurës së tij në stolin e Tottenham. Tekniku italian ka vendosur që futbollistët të hanë bashkë drekën dhe në të njëjtën kohë u ka hequr atyre nga menyja ushqimet e rënda si ketchup, majonezë e sanduiçe.Është ulur gjithashtu sasia e lëngut të frutave dhe sasia e vajit dhe gjalpit të përdorur në gatim.

Tekniku italian nuk ka humbur kohë për të implementuar filozofinë e tij të punës e të lojës dhe ka nisur gjithçka nga ushqimi, teksa disave prej lojtarëve ua ka thënë në sy që i sheh mbipeshë dhe duhet të humbin kilogramë.

Një punë e palodhshme në fushë, por edhe video analizë rraskapitëse. Lojtarët që nuk janë të përfshirë me ekipet kombëtare këtë javë do t’i nënshtrohen seancave të dyfishta rraskapitëse në stërvitje, në mënyrë që të jenë gati në takimin ndaj Leeds.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport conte tottenham conte tottenham

Sondazh

Poll