Sport

Rikthimi në MotoGP thjeshtë një utopi, Stoner: “Kundërshtari im i vetëm, jam unë”…

10 Nëntor 2021, 17:30 Nga DOSJA
Rikthimi në MotoGP thjeshtë një utopi, Stoner:

PORTUGALI – Në 2007 dhe 2011, piloti më i shpejtë, më i qëndrueshëm, inteligjent dhe më i pjekur, ishte Casey Stoner, i cili përkatësisht fitoi titullin me Ducati dhe Honda. Gjatë fundjavës së kaluar, ai u kthye në ‘paddock’, si i ftuar i Borgo Panigale, duke marrë pjesë aktivisht në fundjavë, duke dhënë këshilla të dobishme për dy pilotët zyrtarë, Francesco Bagnaia dhe Jack Miller. Pasioni për MotoGP ende i rrjedh në vena, por prej disa vitesh fiziku i tij është mjaft i dobësuar.

Rrëfimi i australianit“Unë kam ende probleme të mëdha shëndetësore,”– tha ai në Portugali. “Kishte raste kur kaloja pesë muaj në divan. Udhëtimi nga shtrati në divan ishte seanca ime e vetme stërvitore ditore”. Këto probleme fizike, më pas patën ndikim në aspektin mendor të pilotit: “Natyrisht që ishte jashtëzakonisht e vështirë për mua”. Gjendja e tij shëndetësore nuk ishte stabile dhe kishte raste kur përmirësohej, por herë të tjera kur keqësohej: “Në dhjetor dhe janar mendova se ishte më mirë. Unë isha shumë i gëzuar, por në mars dhe prill, gjërat shkuan përsëri shpejt në rënie”.

Kthimi i pamundur – Gjithsesi, gjithçka varet nga dita në ditë, edhe nëse ai nuk e ka rikthyer formën maksimale fizike: “Ka ditë që jam plotësisht i rraskapitur dhe herë të tjera jam sërish më mirë. Por unë kurrë nuk jam mbi 60 për qind të performancës sime”. Me këto probleme të rënda shëndetësore, rikthimi në pistë është thjesht një utopi për australianin, që u tërhoq në kulmin e karrierës në moshën 27-vjeçare: “Në katër vitet e fundit, kundërshtari im i vetëm kam qenë unë. Nuk mund të marr pjesë në asnjë garë, edhe nëse do të argëtohesha shumë,”- ka thënë ish-kampioni.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll