Sport

Dzeko i grumbulluar me Bosnjen, te Interi frikësohen! Zv.trajneri: Është marrëzi…

10 Nëntor 2021, 18:45 Nga DOSJA
Dzeko i grumbulluar me Bosnjen, te Interi frikësohen! Zv.trajneri:

BOSNJE-Zëvendëstrajneri i Bosnjës, Elvir Rahimiç foli në një konferencë për shtyp në lidhje me aktivizimin e Edin Dzekos në dy ndeshjet që Bosnja do të luajë ndaj Finlandës dhe Ukrainës për kualifikueset e Kupës së Botës Katar 2022. Rahimiç ka sulmuar trajnerin e Interit, Simone Inzaghi. “Ne i kemi lexuar deklaratat. Ai nuk do të donte që ne të rrezikonim Dzekon për këto ndeshje.

Janë marrëzi. Nëse Dzeko është gati, do të luajë me siguri. Për momentin ekziston ende mundësia që ai të dalë në fushë.”Në shtëpinë e Interit, gjendja e Dzekos vazhdon të shkaktojë shqetësim, pasi ai pati probleme fizike në ndeshjen ndaj Milanit që u luajt ditën e dielë.

Sulmuesi është grumbulluar me Bosnjën, me përfaqësuesen që po bën gjithçka që ai të jetë në fushë. Nga ana tjetër, zikaltrit po shpresojnë që sulmuesi të mos lodhet, edhe për shkak se do të luajnë ndaj Napolit dhe Shakhtar Donetsk.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport dzeko inter dzeko inter

Sondazh

Poll