Sport

Skaneri identifikoi dëmtimin e ligamentit të Ogbonnas, ndalim i gjatë nga futbolli…

10 Nëntor 2021, 17:03 Nga DOSJA

ANGLI – Ai kishte qenë protagonist, edhe pse për pak minuta, në ndeshjen e fituar 3-2 nga West Hami i tij ndaj Liverpoolit. Angelo Ogbonna, mbrojtësi italian i “Hammers” ishte protagonist në autogolin e Alisson, portierit të “The Reds”. Edhe pse ai pësoi një çarje në vetull, por problemi për të, u diagnistifikua në gju.

Në minutën e 22-të, pas një dëmtimi në vetull, Ogbonna ndjeu edhe një dhimbje të forte në gju, që nuk e lejoi të vazhdonte garën. Klubi anglez ka bërë të ditur gjendjen fizike të mbrojtësit, nëpërmjet një deklarate që vërtet lë shumë trishtim te “Hammers”.

“West Ham United konfirmon se Angelo Ogbonna pësoi një dëmtim të ligamentit të kryqëzuar të përparëm gjatë fitores të së dielës në Premier League kundër Liverpoolit”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga klubi anglez. “Testet specifike të bëra të hënën zbuluan dëmtim në gjurin e tij të djathtë. Mbrojtësi italian tashmë ka nisur programin e rikuperimit në Rush Green”.

Shefi i departamentit mjekësor të West Ham, Richard Collinge, tha: “Pasi u zëvendësua pas një aksidenti të veçantë, Angelo ndjeu një shqetësim në gjurin e tij të djathtë, kështu që ne e ekzaminuam atë për të përcaktuar shkallën e lëndimit. Skanim tregoi disa dëmtime në ligamentin e kryqëzuar të përparëm dhe ne filluam menjëherë rehabilitimin e tij. Angelo do ta shohë një specialist tjetër këtë javë dhe atëherë ne do të kemi një pamje më të qartë të kohës së rikuperimit të tij. Të gjithë në West Ham United dëshirojnë t’i urojnë Angelos një shërim të plotë dhe në kohë”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll