Sport

As Chiellini nuk ia del dot: do largohet nga Coverciano dhe do të kthehet në Torino…

10 Nëntor 2021, 16:17 Nga DOSJA
As Chiellini nuk ia del dot: do largohet nga Coverciano dhe do të kthehet

ITALI – Trajneri Roberto Mancini humbet një tjetër futbollist në kuadër të ndeshjes vendimtare kundër Zvicrës, e vlefshme për kualifikimin në Botërorin 2022. Giorgio Chiellini, në fakt, nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen në “Olimpico”.

Kapiteni i “azzurrëve” u përpoq të shtrëngonte dhëmbët, por dështoi për t’u rikuperuar fizikisht. Mbrojtësi i Juventusit nuk do të udhëtojë me shokët e tij drejt Romës, por do të largohet nga Coverciano dhe do të kthehet në Torino, duke anashkaluar edhe ndeshjen e së hënës së ardhshme kundër Irlandës së Veriut. Ndaj zviceranëve ka gjasa të shohim në fushë çiftin Bonucci-Acerbi nga fillimi i ndeshjes.

Mungesa e Chiellinit është vetëm “pllaka” e fundit për trajnerin Roberto Mancini, pak orë para një ndeshjeje vendimtare për kualifikimin në “Katar 2022”. Ditët e fundit, edhe Nicolò Zaniolo, Lorenzo Pellegrini dhe Ciro Immobile, ishin larguar nga grumbullimi i kombëtares italiane në Coverciano për shkak të dëmtimeve fizike.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll