Sport

Pas “turpërimit” të United në derbi, trajneri Solskjaer me fat, i shpëton shkarkimit

9 Nëntor 2021, 15:27 Nga DOSJA
Pas “turpërimit” të United në derbi, trajneri

ANGLI – Situata është qetësuar në kampion e “Djajve të Kuq”. Koha ka bërë të sajën dhe nervozizmi i çastit i ka lënë vendin logjikës. Manchester United duket se nuk e ka në plan shkarkimin e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer, pavarësisht humbjes në derbin e Mançesterit.

Nuk ka asnjë lëvizje nga pronarët e klubit, biznesmenët amerikanë Joel dhe Avram Glazer, se norvegjezi do të humbë punën e tij gjatë pauzës për shkak të ndeshjeve të kombëtareve. E sigurtë duket se ai pritet të jetë në krye të stolit të “Djajve të Kuq” edhe në ndeshjen e ardhshme në Premier League, kundër Watfordit.

Megjithatë, një numër ish-lojtarësh të famshëm të United, nuk i kanë fshehur dyshimet nëse trajneri Solskjaer është njeriu i duhur për të ndryshuar gjërat në “Old Trafford”, pas humbjeve të njëpasnjëshme në shtëpi, si ndaj rivalëve të Liverpool, por edhe atyre të Manchester City.

Kuptohet, që dëshira është që Solskjaer të ketë sukses, duke pasur parasysh statusin e tij si një ish-lojtar i “Djajve”, por dy humbjet e fundit kanë bërë që disa ikona të klubit të shqetësohen për taktikat që po përdoren trajneri norgvegjez.

Spekulimet për të ardhmen e Solskjaer lindën sidomos pas humbjes poshtëruese 5-0 nga Liverpooli dy javë më parë, por fitorja me Tottenhamin dhe barazimi me Atalantën në Champions sikur e qetësuan disi situatën. Ish-mbrojtësi dhe opionisti i “Sky Sports”, Gary Neville, theksoi pas humbjes me Cityn, se nuk do të merret asnjë vendim për Solskjaerin, pa u larguar administratori Ed Woodward, gjë që pritet të ndodhë në fund të vitit.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll