Sport

Mungon! Broja nën kujdesin e mjekëve të Southampton, pret Kombëtaren në Londër…

9 Nëntor 2021, 15:07 Nga DOSJA
Mungon! Broja nën kujdesin e mjekëve të Southampton, pret

DURRES Gjatë konferencës së ditës së sotme, Federik Veseli, teksa foli për mungesat në radhët e kuqezinjve, duket pa dashje shprehu edhe mungesën e një futbollisti, emri i të cilit është mbajtur Brenda shtëpisë kuqezi.

Duke u shprehur se reparti i mbrojtjes do ta ndjejë boshllëkun e Berat Gjimshitit, mbrojtësi Veseli u shpreh se Kombëtarja në ndeshjen ndaj Anglisë do të vuajë mungesën e sulmuesit të ri Armando Brojës.

Së fundmi, është sqaruar se sulmuesi i talentuar ende nuk i është bashkuar kuqezinjve, si pasojë e një dëmtimi të mëparshëm në kavilje. Eshtë mësuar se aktualisht, Broja është duke bërë disa ekzaminime me stafin mjekësor të Southampton, ndërsa pritet përgjigja e analizave për të kuptuar nëse lojtari do të jetë i gatshëm për të qenë i grumbulluar apo jo.

Gjithsesi, në stafin teknik të Kombëtares kanë besim se Broja do të jetë i gatshëm dhe mund të vihet nën urdhrat e trajneri Edy Reja. Kështu, nëse gjithçka shkon sipas planit, Broja nuk do të udhëtojë për në Shqipëri, por do ta presë Kombëtaren në Londër.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll