Aktualitet

Gjykata e Lartë i jep të drejtë Tahirit!Prishet vendimi i Apelit, çështja rigjykohet

9 Nëntor 2021, 10:11 Nga DOSJA
Gjykata e Lartë i jep të drejtë Tahirit!Prishet vendimi i Apelit,

TIRANË– Gjykata e Lartë ka marrë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin. Në vendim bëhet e ditur se është hedhur poshtë vendimi i marrë në datën 26 qershor 2020 nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke dërguar çështjen për rishqyrtim me një tjetër trup gjykues. Po ashtu, Gjykata ka rrëzuar kërkesën e Jaeld Çelës për të ndryshuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

VENDIMET E GJYKATËS SË LARTË;

1. Prishjen e Vendimit nr. 16, datë 26.6.2020, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë me një tjetër trup gjykues.
2. Rrëzimin e kërkesës së të gjykuarit Jaeld Çela për zëvendësimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”.
Tiranë, më 28.9.2021.

Çështja “Tahiri” u ankimua në Apel nga avokatët e ish-ministrit, që kërkojnë pafajësi, por edhe nga Prokuroria, e cila shprehet se ka prova se ai është i përshirë në trafik droge, një nga akuzat që u rrëzua bashkë me të tjerat në shkallën e parë. Në shtator të vitit të shkuar, pas më shumë se 13 orësh përfundoi “Gjyqi i vitit”, ai për Saimir Tahirin. Asokohe Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri me 5 vite burg, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul me 1/3 dhe u caktua 3 vite e 4 muaj burg, që gjykata më pas e konvertoi në 3 vite shërbim prove.

(A.B)/Dosja.al

Shiko këtu vendimin e plotë

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e lartë gjyqi i saimir tahirit saimir tahiri gjykata e lartë gjyqi i saimir tahirit saimir tahiri

Sondazh

Poll