Aktualitet

Transporti publik, Veliaj: S’dua që të rritet çmimi, se di unë t’u vij hakut, por…

9 Nëntor 2021, 09:59 Nga DOSJA
Transporti publik, Veliaj: S’dua që të rritet çmimi, se

TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është ftuar sot në Komisionin e Ligjeve ku po diskutohet për buxhetin për bashkitë, ku edhe është ndalur gjatë tek transporti publik në kryeqytet. Gjatë fjalës së tij, Veliaj theksoi se do t’i propozojë qeverisë që të heqin TVSH-në për biletën e urbaneve si të jepet mundësi për rimburismin e akcizës së naftës në mënyrë që çmimi i biletës të mos pësojë rritje. 

Unë jam gati ta ndërpres t’ju dëgjoj ju. Unë iu kam mundur dy herë iu mund edhe prapë ore. Po sot kemi ardhur për të zgjidhur disa halle. Transporti publik u gjet i privatizuar në 2015. Nuk kishim mundësi që të influenconim. Sot jetojmë në një situatë që tregu i naftës është ky që është as për fajin e maxhorancës dhe as të opozitës. Nuk dua që të rrisim çmimin, vetëm për nivelin e tregut dhe çmimit të naftës por një mënyrë që kemi është që të heqim TVSH e biletës. Disa veprime të tjera mund të bëhen për doganën dhe TVSH e mjeteve të transportit. Dua të bëhet i arsyeshëm menaxhimi i transportit publik. Di t’i vij hakut kur nuk e meritojnë, kur shesin bileta fals, di edhe të qaj hallin e një industrie që po afektohet sot nga kriza. Janë disa detyrime të ministrisë që ekzistojnë në ligj. Tirana shtohet me 100 mijë veta vetëm gjatë kohës kur ka studentë,”-tha Veliaj.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike erion veliaj komisioni i ligjeve erion veliaj komisioni i ligjeve

Sondazh

Poll