Aktualitet

Protestat në “5 maj”: Dhe fëmijët e kuptojnë që janë marrëveshje pa kuptim

9 Nëntor 2021, 09:45 Nga DOSJA
Protestat në “5 maj”: Dhe fëmijët e kuptojnë

TIRANË – Banorët në lagjen “5 maj” vazhdojnë protestën kundër prishjes së ndërtimeve të tyre në lagjen “5 maj”. Ata vazhdojnë me këmbënguljen se ende nuk janë njohur me projektin e bashkisë dhe qeverisë për rindërtimin e zonës së tyre, ndërsa kanë kërkuar dhe kontratat e firmosura me firmat ndërtuese.

Sot po prishet një ndërtesë shtetërore te IKMT-ja. Njëri prej banorëve është shprehur  për “Fax News” se edhe fëmijët e kuptojnë që këto marrëveshje janë të pakuptimta. Ai kërkon nga qeveria dhe bashkia që të sqarojnë gjithçka për kontratat, firmat ndërtuese, etj.

“Ju falenderoj që e keni bërë problem problemin tonë. Kemi 30 vjet maksimumi këtu, unë 30 e kusur, të tjerët nga 20-25 këtu. Jemi të ligjshëm, shteti dhe bashkia të na bëjnë prezent projektin marrëveshjet me firmat. Kemi dëgjuar që është skemë mafioze, duam të dimë a janë firma piramidale, ajanë firma që ndërtojnë për hesap të bashkisë apo për veten. Nuk kemi problem me rindërtimin, me tërmetin, të na nxjerrësh në rrugë për rindërtim. Edhe atë marrëveshje e kuptojnë dhe fëmijët që janë të pakuptimta. Çdo avokat dhe jurist thotë që është e padrejtë. Kërkojmë të na vihen në dispozicion të gjitha marrëveshjet e qeverisë”, deklaron njëri prej banorëve për “Fax News”.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll