Aktualitet

U arrestua sot! Inxhineri në Himarë regjistroi pronën në emër të tij (DETAJET)

9 Nëntor 2021, 11:10 Nga DOSJA
U arrestua sot! Inxhineri në Himarë regjistroi pronën në

TIRANË– Inxhinieri i bashkisë së Himarës, Elton Marko falsifikoi formularin e Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi për ta përdorur për regjistrimin e një pasurie në fshatin Dhërmi dhe më pas e ka shitur tek persona të tjerë.

Marko ka përpiluar vetë një dokument AMTP në emrin e tij dhe më pas e ka regjistruar. Pastaj topografi ka gjetur një blerës të quajtur Gerlind Muçaj, duke ja shitur këtij të fundit tek noteri tokën me vlerën 5 mijë eurove. Sipërfaqja e shitur ka qenë 3 mijë metra katrorë. Vlera e çmimit të shitjes së tokës dyshohet të jetë fiktive.

Marko u arrestua ditën e sotme nga policia, pas urdhërit të lëshuar nga Prokuroria e Vlorës. Inxhinieri në Bashkinë e Himarës, është marrë nën hetim për falsifikim dhe pastrim parash nga Prokuroria.

LAJMI KRYESOR: Falsifikimi i dokumenteve të pronave në Dhërmi! Bie në praga dhe inxhinieri

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet elton marko falsifikimi i pronave ne dhermi elton marko falsifikimi i pronave ne dhermi

Sondazh

Poll