Aktualitet

Mungon avokati, shtyhet seanca për bandën e Lul Berishës

9 Nëntor 2021, 09:41 Nga DOSJA
Mungon avokati, shtyhet seanca për bandën e Lul Berishës

TIRANË– Gjykata e Lartë ka shtyrë ditën e sotme seancën për bandën e Lulzim Berishës. Rekursi për lirimin me kusht të kreun e bandës së Durrësit Lulzim Berisha u bë për shkak të mungesës së avokatit mbrojtës.

Gjykata e Lartë në seancën e kaluar la edhe disa detyra ku kërkoi të merrte informacion nga prokuroria e Durrësit, nëse Berisha mbante kontakt me shërbimin e provës apo jo. Po ashtu, u kërkua që të bëhej dhe ndryshimi i avokatit mbrojtës. Seanca e radhës ndaj bandës së Lul Berishës është vendosur të zhvillohet më 23 nëntor në orën 09:30.

Lulzim Berisha, i njohur si ish-kapoja e bandës së Durrësit, u lirua nga burgu me kusht në vitin 2016 për shkak të sëmundjes së tij të rëndë.

Por tashmë është i shpallur në kërkim ndërkombëtar në lidhje me vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames. Dosja për vrasjen e bujshme të ndodhur në 26 Shkurt të vitit 2005 u hap pas rrëfimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë Luftar Reçi, i cili pretendon se gjithçka u bë nga Plarent Dervishaj dhe Indrit Taullai me urdhër të Lulzim Berishës.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e lartë lul berisha lulzim berisha gjykata e lartë lul berisha lulzim berisha

Sondazh

Poll