Aktualitet

Akademia e barinjve, Krifca: Ka pasur keqkuptim! Do e përforcojmë dhe te fermerët

9 Nëntor 2021, 08:56 Nga DOSJA
Akademia e barinjve, Krifca: Ka pasur keqkuptim! Do e përforcojmë dhe

TIRANË– Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca nisi fjalën e saj gjatë Komisionit të Ekonomisë duke sqaruar deklaratën për akademinë e barinjve. Ajo u shpreh se ka pasur një keqkuptim në media për këtë akademi që sipas saj praktikohet në disa vende të botës. Ministrja shtoi se në lidhje me këtë akademi ka marrë konsultime të shumta ndaj programi që do të përdoret për barinjtë do të shtrihet dhe për fermerët e rinj.

Ka pasur një keqkuptim të ndodhur me artikulimin e fjalës akademi. Unë kërkova ndjesë për mënyrën se si u drejtova deputetes, është pjesë e emocioneve dhe entuziasmit mes kolegëve. Në lidhje me fjalën akademi, nuk e kemi shpikur, e kemi parë në disa vende të botës, Zvicër e shumë të tjera. Ka një qasje të migrimit të profesionit, të atyre të vështira, po përpiqemi që të japim mbështetje për këtë profesion. Unë që në periudhën time si drejtoreshë, jam konsultuar. Është një program që do ta përforcojmë për ta ruajtur traditën, jo vetëm te barinjtë por dhe të fermerëve të rinj, do kemi kohë ta shpalosim programin në vijim. Desha ta sqaroj se ka pasur vëmendje dhe në media.’- u shpreh ministrja.

 

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike akademia e barinjve frida krifca komisioni i ekonomise 9 nentor 2021 akademia e barinjve frida krifca komisioni i ekonomise 9 nentor 2021

Sondazh

Poll