Aktualitet

Kafe me Bashën? Paloka: Është e vërtetë, më kërkoi takim, nuk ka sekret

9 Nëntor 2021, 08:38 Nga DOSJA
Kafe me Bashën? Paloka: Është e vërtetë, më

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka pranuar se ditën e djeshme ka konsumuar kafe me kryetarin e PD-së, Lulzim Bashën. I pyetur nga ‘Faxnews’ ai ka pranuar këtë takim mirëpo ka preferuar që të mos zbulojë më shumë nga tema e diskutimit.

“Po është e vërtetë që më ka kërkuar që të takohemi, nuk ka asnjë sekret, se kanë qenë dhe gazetarët aty. Se çfarë është biseduar nuk e kam bërë publike, dhe nuk ia kam thënë as ndonjë gazetari privatisht”, tha Paloka.

Lajmi se ditën e djeshme kryedemokrati Lulzim Basha ftoi për kafe, kryetarin e Këshillit Kombëtar të PD, Edi Palokën, u bë e ditur nga gazetari Çim Peka në Syri TV.

‘Lulzim Basha ka ftuar në një kafe pune kryetarin e Këshillit Kombëtar të PD dhe i ka ngritur shqetësimin nëse formularët janë korrekt, pse po mblidhen. Pra nuk ka patur guximin ta kundërshtojë ballëpërballë sepse është jashtë çdo lloj logjike kur firmos 1/4 e jo më kur firmosin mbi 60%.’– u shpreh Peka mbrëmjen e djeshme.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi paloka lulzim basha paloka dhe basha ne kafe edi paloka lulzim basha paloka dhe basha ne kafe

Sondazh

Poll