Aktualitet

Vettingu në politikë, Basha: Kjo është zgjidhja! Kriza po varfëron qytetarët

9 Nëntor 2021, 08:07 Nga DOSJA
Vettingu në politikë, Basha: Kjo është zgjidhja! Kriza po

TIRANË– Zgjidhja për një vend me më pak korrupsion dhe më pak varfëri, sipas kryedemokratit Lulzim Basha është vetingu në politikë. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa ndau raportin e Transparency International thekson nevojën që të ketë pastrim në mesin e politikanëve që janë të kapur nga krimi. Basha thotë se shteti është i kapur nga korrupsioni, nuk i shërben aspak qytetarëve e se buxheti i tij është në funksion të PPP-ve klienteliste dhe jo të familjeve.

MESAZHI i Bashës:

Një shtet i kapur nga korrupsioni nuk i shërben qytetarëve, por një pakice që gjallon në kurriz të shumicës dërrmuese të shqiptarëve, ndaj edhe buxheti është në funksion të PPP-ve klienteliste, jo të familjeve dhe sipërmarrjeve të ndershme. Kjo krizë korrupsioni po varfëron qytetarët, po largon të rinjtë e të rejat dhe po asfikson ekonominë. Zgjidhja është pastrimi i politikës nga të korruptuarit dhe politikanët e lidhur me krimin. Zgjidhja është vettingu në politikë!

1/2 Një shtet i kapur nga korrupsioni nuk i shërben qytetarëve, por një pakice që gjallon në kurriz të shumicës dërrmuese të shqiptarëve, ndaj edhe buxheti është në funksion të PPP-ve klienteliste, jo të familjeve dhe sipërmarrjeve të ndershme. pic.tëitter.com/Sf3OCNjb9g

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) November 9, 2021

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike lulzim basha vetingu në politikë vettingu i politikaneve lulzim basha vetingu në politikë vettingu i politikaneve

Sondazh

Poll