Aktualitet

Adriatik Llalla kërkoi pezullimin e dënimit me 2 vite burg, GJKKO shtyn vendimin

8 Nëntor 2021, 15:48 Nga DOSJA
Adriatik Llalla kërkoi pezullimin e dënimit me 2 vite burg, GJKKO

TIRANË– Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë datën e shqyrtimit të kërkesës së ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, i cili kërkon pezullimin e dënimit me dy vite burg. GJKKO pasi dëgjoi shkaqet e ankimit, shtyu shpalljen e vendimit për në datë 10.11.2021, ora 10:00.

Kjo pasi gjyqtari i GJKKO-së që do të caktohet me short, do të shqyrtohet kërkesa për përjashtimin e trupit gjykues. Kujtojmë se GJKKO vendosi dënimin me 2 vite burg për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, nën akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar tashmë e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar Adriatik Llallën. Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Posaçme e Apelit me dy vite burg për akuzën e fshehjes së pasurisë në 3 raste.

Por vetë ish-kryeprokurori ka braktisur Shqipërinë dhe është larguar jashtë vendit prej më shumë se një jave ku mësohet se po merr ndihmë mjekësore. Zyrtarisht asnjë institucion nuk di të përgjigjet se ku gjendet ish prokurori i përgjithshëm, ndonëse zëra të pakonfirmuar tregojnë se po kurohet në Zvicër, por edhe në Hungari.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik llalla gjkko adriatik llalla gjkko

Sondazh

Poll