Aktualitet

VD-Burg autorit, Kovaçi: Vajzën do e djeg me benzinë! Gjyshja e Hidës: I lumtë dora

8 Nëntor 2021, 15:05 Nga DOSJA
VD-Burg autorit, Kovaçi: Vajzën do e djeg me benzinë! Gjyshja e

ELBASAN– Ardit Hida, 24-vjeçari që vrau Florenc Kovaçin dhe la të plagosur rëndë vëllanë e tij Mikel Kovaçi është lënë sot në “arrest me burg”. Para trupës gjykuese, i riu është shfajësuar duke thënë se në momentin e krimit ka qenë i dehur. Ai ka treguar se kishte shkuar të takonte dhe paralajmëronte vëllezërit Kovaçi që të mos i ngacmonin të motrën, të cilën shprehet se e ka vetëm 14 vjeçe. Hida tregon se vëllezërit Kovaçi e kërcënuan dhe se për këtë arsye ai nxorri thikën dhe i qëlloi të dy. Më pas ai shton se është larguar nga vendi i krimit pa e kuptuar as vetë se si ka arritur ta bëjë këtë gjë kur ishte i mbuluar në gjak.

Vetë vajza 14-vjeçare, e cila u bë dhe ‘mollë sherri’ për krimin e të shtunës mbrëma ka rrëfyer se është përdorur për shpërndarjen e lëndës narkotike për 1 vit e gjysmë. Ajo tha se Mikelin e kishte më shumë se shok, por miqtë e dy vëllezërve e kanë shfrytëzuar për 1 vit. E mitura ka treguar se i kishte treguar familjes për gjithçka.

Për mediat ka folur gjithashtu edhe Zef Kovaçi, baba i dy vëllezërve. Deklaratat e bëra nga vetë 14-vjeçarja, Kovaçi i ka hedhur poshtë. Kovaçi ka treguar një rast kur nëna e 14-vjeçares i kishte shkuar në shtëpi në mes të natës për të kërkuar vajzën, por ajo ndodhej në vend tjetër. Sipas tij “e mitura merr njerëz në qafë” me sjelljen e saj. Sa i përket akuzave për shitje të lëndëve narkotike, Zef Kovaçi tha se djemtë e tij bënin punë të ndershme dhe nuk kishin asnjë lidhje me drogën. 

Mirela Kovaçi, nëna e vëllezërve Kovaçi në gjendje të rëndë psikologjike, tregon amanetin e fundit të djalit të saj që u vra. Para kamerave ajo shprehet se Florenc Kovaçi i ka lënë amanet vëllanë e tij të vogël, Mikelin. Ajo kërkon drejtësi dhe thotë se autori duhet të kalbet në burg, në të kundërt paralajmëron vetëgjyqësi. Mirela Kovaçi kërcënoi se do të vriste 14-vjeçaren që është bërë shkak për vrasjen e të birit dhe se do ta digjte me benzinë.

Familja e autorit të ngjarjes Ardit Hida ka folur gjithashtu. Gjyshja e Ardit Hidës ka deklaruar se dy vëllezërit ia merrnin vajzën, motrën e autorit, e drogonin dhe e shfrytëzonin për prostitucion. Me tone të ashpra, gjyshja bekoi nipin për vrasjen dhe madje ka kërcënuar se do të eliminojë të gjithë familjen Kovaçi. Ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë në Elbasan. Ardit Hida u përlesh me Florenc E mikel Kovaçin duke lënë të vdekur 28-vjeçarin dhe duke plagosur vëllanë e tij, vetëm 19 vjeç. Florenc Kovaçi ka lënë pas dy fëmijë të mitur.


ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Babai i vëllezërve Kovaçi: 14-vjeçarja merrka njerëz në qafë, s’ma kthen më djalin

Vrau të riun në Elbasan, Hida: Isha i dehur, Kovaçi më ngacmonte motrën, s’di si ika

Vrau Florenc Kovaçin e i plagosi të vëllanë, lihet në burg Ardit Hida

Vrasja në Elbasan/ Flet vajza 14-vjeçare: Kam shpërndarë lëndë narkotike për 1 vit

Gjyshja e autorit që vrau të riun në Elbasan: I lumshin duart!Ata më drogonin vajzën

Djali iu vra për një vajzë, nëna e viktimës: Atë do e djeg me benzinë, do e vras

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ardit hida florenc kovaci mikel kovaci sherr me thika ne elbasan zef kovaci ardit hida florenc kovaci mikel kovaci sherr me thika ne elbasan zef kovaci

Sondazh

Poll