Sport

Ish-kapiteni i “The Reds”, Steven Gerrard, me “valixhen” gati drejt Premier League…

8 Nëntor 2021, 11:20 Nga DOSJA
Ish-kapiteni i “The Reds”, Steven Gerrard, me “valixhen”

ANGLI – Steven Gerrard, ish-kapiteni i Liverpool dhe i “Tre Luanëve” të Anglisë, mund të rikthehet në Premier League, më herët nga se mund të ishte menduar.

Aktualisht trajner i Rangersi në Skoci, sipas “MailSport”, klubi i Birmingham, Aston Villa, nën pronësinë bilionerëve egjiptianit Nasset Sawiris dhe amerikanit Wes Edens, ka filluar bisedimet me të për të marrë drejtimin e skuadrës.

Pas humbjes së pestë radhazi, Aston Villa ka zyrtarizuar shkarkimin e Dean Smith, që kishte rikthyer “Villan”-s në Premier League, ku aktualisht kanë 10 pikë. Ndërkohë, klubi i “The Lions” tani po kërkon një trajner të ri.

Por, në listën e trajnerëve të prefereuar të Aston Villas ka edhe emrat si ato të Ralph Hasenhuttl, Thomas Frank, Kasper Hjulmand, Lucien Favre dhe Paulo Fonseca.

Gjithsesi, legjenda Gerrard është në “pole-position” dhe drejtuesit e klubit nga Birmingham duan të marrin një përgjigje të shpejt nga ai.

B.T (Dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll