Aktualitet

I sekuestruan 1 mln euro, mjeku Edvin Prifti kërkon t’i kthehen, GJKKO e refuzon

8 Nëntor 2021, 09:50 Nga DOSJA
I sekuestruan 1 mln euro, mjeku Edvin Prifti kërkon t’i kthehen,

TIRANË– Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur disa muaj më parë sekuestro mbi llogaritë bankare në emër të mjekut Edvin Prifti duke i sekuestruar shumën prej 51.479.368 lekëve dhe shumën prej 177.497 eurove, në total mbi 73 milionë lekë.

Mjeku e ankimuar këtë vendim por i është refuzuar nga apeli i GJKKO, duke e lënë në fuqi sekuestron ndaj pasurisë së tij. Më herët, mjekut Edvin Prifti i është sekuestruar edhe shuma e 380 mijë eurove, sasi që iu gjet cash në shtëpi, duke e çuar shumën e sekuestruar në total, 1 milionë euro.

Prifti akuzohet se mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar nënën. Si pasojë, Prifti u arrestua më 15 shkurt në sallën e gjyqit, por në banesë dhe çantën e shpinës iu gjetën afro 380 mijë euro.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet edvin prifti gjkko edvin prifti gjkko

Sondazh

Poll