Aktualitet

Parakalim i gabuar, aksident në Berat. Plagosen dy shoferë dhe një kalimtar

8 Nëntor 2021, 09:42 Nga DOSJA
Parakalim i gabuar, aksident në Berat. Plagosen dy shoferë dhe

BERAT – Një aksident i frikshëm është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Berat-Dimal. Një automjet “Volksëagen Toureag” ka përplasur një tjetër makinë me targa greke. Si pasojë e përplasjes, janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve si dhe një kalimtar.

Mendohet se shoferi i “Volkswagen Taureag” (targa AA 030) ka tentuar të parakalojë makinën me targa  HJK 1373, por nuk ka mundur të shmangë kontaktin me të duke bërë që automjeti me targa Helene të godasë shtyllën dhe kangjellat anëse. Kjo gjë ka shkaktuar dhe lëndimin e kalimtarit. Mësohet se drejtuesi i makinës “Volkswagen Touareg” quhet Agur Pajo.

Për fatin e mirë, të tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po kurohen në Spitalin e Beratit.

Pamje të Faxnews nga vendngjarja:

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne berat aksident ne berat

Sondazh

Poll