Aktualitet

Mesazh për pronarin? I vendoset tritol biznesit të telefonave në Yzberisht (DETAJET)

8 Nëntor 2021, 06:15 Nga DOSJA

TIRANË– Mbrëmjen e djeshme Dosja.al raportoi në orët e vona të mbrëmjes për një shpërthim me tritol që tronditi banorët e zonës së Yzberishtit. Policia konfirmoi lajmin se një lëndë plasëse tritol ishte vendosur pranë një biznesi që ndodhet afër pallateve “Çabej” në rrugën “Thoma Goxhaj”. Ishin banorët ata që denoncuan për shpërthimin e fortë dhe tymin që panë të dilte pranë qepenit të servisit, në momentin që biznesi ishte i mbyllur.

Policia informon se lënda plasëse, 50 g tritol u vendos nga persona ende të paidentifikuar në qepenin e dyqanit, i cili është në pronësi të Olsi Isufit. Dyshohet se lënda plasëse është vendosur si mesazh paralajmërues ndaj pronarit të biznesit. Isufi është shprehur në polici se nuk ia ka idenë se kush mund ta ketë bërë këtë gjë, pasi nuk ka konflikte me njeri.

Forca të shumta të policisë dhe anti-eksplozivi mbërritën në vendin e ngjarjes ku bënë dokumentimin e provave.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 23:30, në rrugën “Thoma Koxhaj” dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lëndë plasëse në qepenin e dyqanit në pronësi të shtetasit E. D, ku ka vetëm dëme të vogla materiale. Sherbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Biznesit të tij iu vendos tritol, pronari: Nuk kam konflikte me askënd

Shpërthimi me tritol në Yzberisht! EMRI i pronarit, zbulohet sasia e lëndës plasëse

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet olsi isufi shperthim ne tirane tirane olsi isufi shperthim ne tirane tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Nëntor 2021, 23:22

Shpërthim pranë një ‘exchange’ në Yzberish

TIRANË– Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në “Misto Mane” mbëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur pranë një pike shkëmbimi valutor, por ende nuk dihen ...