Aktualitet

Djali iu vra për një vajzë, nëna e viktimës: Atë do e djeg me benzinë, do e vras

8 Nëntor 2021, 08:52 Nga DOSJA
Djali iu vra për një vajzë, nëna e viktimës: Atë

ELBASAN– Nëna e Florenc Kovacit, i cili u vra tre ditë më parë në Elbasan pas sherrit për një vajzë ka dhënë deklaratën e saj për mediat. Për ‘Faxnews’ ajo akuzon autorin e ngjarjes dhe kërcënon vajzën e cila u tha se ishte shkaku i nisjes së zënkës. Nëna u shpreh se djali i saj iku nga jeta për shkak të një vajze që konsumon drogë, për të cilën thotë se nëse do ta takojë do e djegë me benzinë.

Ai të kalbet brenda në burg. Dua të drejtën e cunit. Ai gjallë nuk rri, do jem unë shkaktare që do e vras. Siç iku djali im 26 vjeç edhe ai do shkojë atje tek djali im. Ajo gocë, ka qenë një plehrë, ajo është rrot k*rve pinte drogë. Ka ardhur tek lagjia kur po qanim cunin. Vetëm mos e takofsha, do marr benzinë dhe do e djeg. Iku cuni im ashtu do iki dhe ajo. Sa të mbyll vuajtjen për çunin, nuk e lej të gjallë. Nuk kanë kërkuar falje, mos t’u shkoj në shpi se i shqyej. Djalin e gjeta në spital dhemë la amanet gocën, nuk mundi të fliste më e ksihin goditur me thikë në zemër.‘- u shpreh nëna e viktimës.

Ngjarja e rëndë e ndodhi tre ditë më parë rreth orës 19:50, në lagjen “Qemal Stafa”. Dyshohet se gjithçka erdhi pas një konflikti për motive të dobëta mes dy vëllezërve dhe disa personave të tjerë. Autori i dyshuar i kësaj ngjarje, Ardit Hila u kap rreth 3 orë pas krimit.

28-vjeçari mori plagë të mëdha bashkë me të vëllanë. Ai u dërgua në spital, por nuk arriti që tu mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë. Ndërsa Mikel Kovaçi ndodhet ende tek spitali i Traumës

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ardit hila florenc kovaci ardit hila florenc kovaci

Sondazh

Poll