Aktualitet

Kërkoi lirinë! Apeli i GJKKO lë në burg avokatin Lavdosh Shehu

8 Nëntor 2021, 09:10 Nga DOSJA
Kërkoi lirinë! Apeli i GJKKO lë në burg avokatin Lavdosh

TIRANË– Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ka miratuar masën e sigurisë arrest me burg ndaj avokatiti Lavdosh Shehu, i arrestuar tre javë më parë për akuzën e “ushtrimit të ndikimit ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës ai kërkoi lirinë dhe ndryshimin e masës nga arrest me burg në garanci pasurore. Sipas mbrojtësit, avokati Lavdosh Shehu nuk ka konsumuar vepër penale pasi ai ka proceduar komform të gjitha rregullave ligjore, për ekstradimin nga Italia drejt Shqipërisë të shtetasit Fatos Hyseni i dënuar me 30 vite burg për vrasje.

Avokati Lavdosh Shehu u arrestua nga Prokuroria e Posaçme Kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pasi akuzohet se ka kërkuar 12 000 euro familjes së një të dënuari duke i premtuar ekstradimin nga Italia duke korruptuar zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë. U dyshua se Shehu u ka premtuar dhe siguruar familjes së të dënuarit se ka aftësinë për të ushtruar ndikim në funksionarë të Ministrisë së Drejtësisë, për kryerjen e ekstradimit nga shteti Italian, për të vuajtur dënimin në Shqipëri.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet lavdosh shehu lavdosh shehu

Sondazh

Poll