Aktualitet

‘Foltorja’/ Berisha: Të martën në orën 17:00 ju pres në Pogradec!

8 Nëntor 2021, 08:08 Nga DOSJA

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar në faqen e tij në ‘Facebook; orën dhe vendin e takimit të radhës të “Foltores”. Nesër ditën e martë me datën 9 nëntor në ora 17:00 në Pallatin e Kulturës Lasgush Poradeci të Bashkisë së Pogradecit do mbahet “Foltorja. Berisha fton të gjithë demokratët që të bëhen pjesë e saj.

NJOFTIMI I PLOTË:

Njoftim!Nesër ditën e martë me datën 9 nëntor në ora 17:00 në Pallatin e Kulturës Lasgush Poradeci të Bashkisë së Pogradecit do mbahet “Foltorja: Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”.Ftoj demokratet dhe demokratët e Pogradecit të marrin pjese. Vetëm të bashkuar fitojmë! sb

Berisha është drejt finalizimit të takimeve në turin “Foltorja” i nisur pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i PD. Më herët Berisha ishte në Tiranë, Lushnje, Kamëz, Lezhë dhe në Kavajë, aty ku edhe shpalli zyrtarisht ambicien për të drejtuar PD. Ai dhe mbështetësit e tij kërkojnë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor për të shkarkuar kryetarin aktual, Lulzim Basha.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike foltorja per pd sali berisha foltorja per pd sali berisha

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Nëntor 2021, 23:22

Shpërthim pranë një ‘exchange’ në Yzberish

TIRANË– Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në “Misto Mane” mbëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur pranë një pike shkëmbimi valutor, por ende nuk dihen ...