Aktualitet

U akuzua për ngacmim seksual, pezullohet nga detyra Drejtori i shkollës

8 Nëntor 2021, 08:22 Nga DOSJA
U akuzua për ngacmim seksual, pezullohet nga detyra Drejtori i

POGRADEC– Drejtoria rajonale e arsimit parauniversitar të Korçës ka pezulluar drejtorin Adriatik Haxhillari, i cili akuzohet nga dy 14 vjeçare për ngacmim seksual.

Deri në përfundim të hetimeve që po kryhen ndaj tij, ai do të jetë i pezulluar nga detyra. Pritet që ditën e nesërme i akuzuari të paraqitet pranë gjykatës për masën e tij të sigurisë.

Dy nxënëset pretendojnë se drejtori i shkollës i ka ngacmuar edhe me mesazhe telefonike. Sipas dëshmive të marra nga të mitura, Haxhillari u bënte shenja provokuese vajzave gjatë orëve të mësimit, ndërsa gjatë natës u dërgon dhe mesazhe me përmbajtje provokuese.

Gjatë ditës së djeshme reagoi për këtë rast dhe ministrja Evis Kushi, e cila tha se drejtori dhe kushdo tjetër që bën veprime të tilla të turpshme duhet të marrë ndëshkimin e merituan nga drejtësia.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik haxhillari adriatik haxhillari

Sondazh

Poll