Sport

Roma “mbytet” në Venezia, Mourinho komenton: Kemi probleme të dukshme

7 Nëntor 2021, 15:42 Nga DOSJA
Roma “mbytet” në Venezia, Mourinho komenton: Kemi probleme

ITALI-Roma ka pësuar një tjetër humbje në Serie A, këtë herë kundër Venezias me rezultatin 3-2. Ekipi kryeqytetas nuk arriti dot të përfitojë nga avantazhi i pjesës së parë dhe u përmbys nga Venezia pas një paraqitjeje katastrofë në pjesën e dytë. Kështu Roma ka pësuar humbjen e dytë radhazi pas asaj ndaj Milanit. Marash Kumbulla e nisi si titullar takimin dhe u zëvendësua në minutën e 65’. Ndërkohë pas ndeshjes Mourinho komentoi humbjen e skuadrës.

“Pas golit të parë ne reaguam menjëherë, erdhi edhe ajo penallti që më vonë u hoq me VAR. Krijuam mundësitë, dominuam dhe shënuam dy gola. Në pjesën e dytë morëm dy shuplaka të rënda, por pas 3-2 pashë sërish përgjigje të rëndësishme”.

“Ne kemi probleme të dukshme, kur ndërton një ekip fillon me një ide të lojës. Por skuadra është e pa balancuar, nuk ka opsione për çdo rol. Kur humbas një lojtar për shkak dëmtimi ose skualifikimi, duhet të bëhem një trajner i aftë për të shpikur”, përfundoi tekniku portugez.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport mourinho roma mourinho roma

Sondazh

Poll