Aktualitet

Kundërshtuan policinë për të ndaluar, arrestohet 21-vjeçari dhe 2 shokët e tij

7 Nëntor 2021, 12:50 Nga DOSJA
Kundërshtuan policinë për të ndaluar, arrestohet

DURRËS– Tre të rinj janë vënë në pranga në Durrës pasi kanë kundërshtuar urdhërin e policisë për të ndaluar. Teksa ishin në ndjekje nga patrulla e policisë, 21-vjeçari me inicialet B.M ka goditur me mjet në këmbë punonjësen e policisë. Dy të rinjtë e tjerë të cilët ishin me 21-vjeçarin po ashtu kundërshtuan policinë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihen në prangat e Policisë 3 shtetas nga Policia e Durrësit. Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë 3 shtetas për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”. Në lagjen Nr.1, Durrës, gjatë ndjekjes nga patrrulla pasi nuk i është bindur urdhërit për ndalim të dhënë nga punonjësit e policisë, në kohën që është ndaluar nga patrrulla për verifikim, shtetasi B. M., 21 vjeç, ka goditur me mjetin e tij në këmbë punonjësen e policisë B. Gj., ndërsa shtetasit A. K., dhe S. G. 26 vjeç, kanë kundërshtuar në bashkëpunim veprimet e punonjësve të policisë.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne durres durres arrestim ne durres durres

Sondazh

Poll