Aktualitet

VRASJA e Rruzhdi Hoxhës! Miku e qëlloi me 2 plumba, arrestohet dhe vëllai i autorit

7 Nëntor 2021, 08:40 Nga DOSJA
VRASJA e Rruzhdi Hoxhës! Miku e qëlloi me 2 plumba, arrestohet dhe

TIRANË– Biznesmeni Rruzhdi Hoxha dyshohet se mund të jetë dhunuar e më pas vrarë me dy plumba nga miku i tij, Ferdinant Rrushi, një në qafë dhe tjetra në gjoks. Kjo u bë e ditur nga ekspertiza e cila u zbulua ditën e sotme për biznesmenin i cili u gjet ditën e djeshme i pajetë në një humnerë në Qafë Mollë pas Malit të Dajtit.

Ferdinant Rrushi është vënë në pranga nga policia, gjithashtu dhe i vëllai. Ky i fundit, Pajtim Rrushi, akuzohet për ‘veprime që pengojne zbulimin e të vërtetës” dhe “Fshehje ose asgjësim i kufomës’.

Itinerari i biznesmenit të vrarë, babait të dy vajzave është zbardhur. Mësohet se autori i dyshuar për ngjarjen e rëndë, Rrushi (i arrestuar nga policia, dhe i kërkuar nga Interpol Roma për trafik drogë në Itali) telefonoi mikun e tij Ruzhdi Hoxhën 4 herë pasditen e 20 tetorit, por ky i fundit nuk i ishte përgjigjur.

Më pas ai ka telefonuar një prej personave që ndodhej në tavoline me Rrushin dhe kontaktoi me të. Në orën 23:00 dyshohet se Rrushi ka marrë në makinë viktimën, në të cilën ishin edhe dy persona të tjerë, duke zbritur më pas nga mjeti dy personat e tjerë e duke vazhduar rrugën drejt Dajtit, aty ku dhunoi, qëlloi dhe hodhi në greminë mikun e tij.

Pas krimit të rëndë, autori i dyshuar ka zbritur nga Qafa e Mollës në orën 3:00 të mëngjesit, ndërsa ka hedhur edhe telefonin e viktimës. Më pas ai është kthyer prapë në të njëjtën rrugë në orën 06.00. Rrethanat e vrasjes se tij janë ende te paqarta për shkak se nuk është siguruar ende dëshmia e të dyshuarit kryesor, Fredi Rrushit. Ditën e sotme atij do t’i komunikohet akuza e vrasjes me paramendim, ndërsa të hënën 43-vjeçari Rrushi do merret ne pyetje nga oficerët e Krimeve të rënda.

Pas gjetjes së trupit të pajtë, u zbulua se xhupi i biznesmenit Hoxha ka pasur një vrimë plumbi dhe i zhubrosur dhe i grisur. Pistat kryesore të hetimit për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha dyshohet se janë borxhet dhe parcelat me kanabis.

Biznesmeni i cili vepronte dhe jetonte në Kamëz, Ruzhdi Hoxha, baba i dy fëmijëve ishte shpallur i zhdukur dy javë më parë. Policia nisi hetimet pas denoncimit të familjarëve, ndërsa Fredi Rrushi, autori i dyshuar, ishte personi i fundit që kishte komunikuar me biznesmenin.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Vrasja e Hoxhës! Arrestohet vëllai i autorit, fshehu kufomën,nuk zbuloi të vërtetën

Taksisti gjeti telefonin e Hoxhës!U shit në servis,tekniku sinjalizoi trupin në Dajt

Borxhet dhe parcelat me Kanabis, pistat e hetimit për vrasjen e biznesmenit Hoxha 

Vrasja e Hoxhës! EKSPERTIZA: U qëllua me 2 plumba, në qafë dhe gjoks

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ferdinant rrushi pajtim rrushi rruzhdi hoxha vritet rruzhdi hoxha ferdinant rrushi pajtim rrushi rruzhdi hoxha vritet rruzhdi hoxha

Sondazh

Poll