Aktualitet

Operacion në Elbasan! Arrestohen pas 1 viti vëllezërit, çfarë kishin në banesë

7 Nëntor 2021, 08:57 Nga DOSJA
Operacion në Elbasan! Arrestohen pas 1 viti vëllezërit,

ELBASAN– Policia mundur të arrestojë Edison dhe Ardian Kaçanikun në Elbasan. Në kuadër të operacionit ‘Kalaja’ dhe hetimit 1-vjeçar, policia ka vënë në pranga dy personat të cilët lëviznin në qytet me armë dhe lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtuar në banesën e Ardian Kaçanikut, është gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë, fishekë luftarakë, 1 shkop hekuri me hapje me mbishkrimin “Police Using” , dhe 24 tableta të dyshuar metadon. Më parë , në kuadër të këtij procedimi penal, nga shërbimet e Policisë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe një sasi lëndë narkotike e llojit heroinë e ndarë në doza dhe një 1 (një) armë zjarri pistoletë tip TT, me municion luftarak.

Dy personat e arrestuar, akuzohen për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Kalaja”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme dhe Seksioni i Forcës Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Sekuestrohet një armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike. Vihen në pranga dy shtetas. Në kuadër të planit të masave të hartuar nga DVP Elbasan, për rritjen e sigurisë publike, parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që lëvizin me armë dhe lëndë narkotike, si rezultat i një hetimi 1-vjeçar, specialistët për Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kalaja”. Si rezultat i këtij operacionit u bë ekzekutimi i masës së sigurimit personal “Arrest me burg”, për shtetasit Ardian Kaçaniku., 47 vjeç, dhe Edison Kaçaniku., 30 vjeç, banues në Elbasan. Gjatë kontrollit të ushtuar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit A.K., u gjet dhe sekuestrua në cilësin e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë, fishekë luftarakë, 1 shkop hekuri me hapje me mbishkrimin “Police Using” , dhe 24 tableta të dyshuar metadon. Më parë , në kuadër të këtij procedimi penal, nga shërbimet e Policisë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe një sasi lëndë narkotike e llojit heroinë e ndarë në doza dhe një 1 (një) armë zjarri pistoletë tip TT, me municion luftarak. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ardian kaçaniku arrestim ne elbasan edison kaçaniku elbasan operacioni kalaja ardian kaçaniku arrestim ne elbasan edison kaçaniku elbasan operacioni kalaja

Sondazh

Poll