Aktualitet

Gjueti e paligjshme, procedohen penalisht tre persona në Kukës

7 Nëntor 2021, 09:16 Nga DOSJA
Gjueti e paligjshme, procedohen penalisht tre persona në Kukës

KUKËS- Tre persona janë proceduar penalisht ditën e sotme në Kukës, për gjueti të paligjshme. Mësohet se të tre këta persona kanë vrarë shpend të egër, që janë specie të mbrojtura, ndërkohë që gjithashtu u sekuestruan 3 armë gjahu dhe një sasi fishekësh.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Kukës, në vijim të punës për goditjen e gjuetisë së paligjshme, kanë proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas, konkretisht: E.Q., banues në Lushnje, B. T., dhe A. B., banues në Tiranë, pasi në vendin e quajtur “Stanet e Zyberajve”, në fshatin Brekije, kanë vrarë shpend të egër, të cilët i përkasin specieve të mbrojtura të faunës së egër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 armë gjahu, si dhe një sasi fishekësh. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër”.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gjueti e paligjshme policia e kukesit procedohen penalisht tre persona gjueti e paligjshme policia e kukesit procedohen penalisht tre persona

Sondazh

Poll