Politike

Bisedë me nxënësit/ Rama: Dëgjesat me ju do t’i adresojmë

5 Nëntor 2021, 17:01 Nga DOSJA
Bisedë me nxënësit/ Rama: Dëgjesat me ju do t’i

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se të gjitha dëgjesat që po bëjnë me nxënësit i kanë futur në procesin e adresimit. Gjatë një bashkëbisedimi që ka bërë me nxënësit në Kamëz, Rama ka thënë se pas përfundimit me nxënësit, radha për bashkëbisedime do të jetë te studentët, në mënyrë që të shprehin shqetësimet e tyre.

“Shpeshherë mund të duket sikur këto komunikime janë formale, ka ekspertë të fushave që mund t’i bëjnë strategjitë pa qenë nevoja për këto procese. E vërteta është që strategjitë e bëra pa këtë proces konsultimi dhe dëgjimi të vëmendshëm të grupit të interesit për të cilin një strategji bëhet janë me shumë boshllëqe dhe faktikisht mbeten në një pjesë të konsiderueshme në letër.

Nuk mjafton të jesh ekspert i mirë nëse strategjia nuk lidhet me realitetin, me specifikat, me kontekstin. Për t’i dhënë përgjigje atij djalit që ngriti nevojën që dëgjesa ku dalin pika të ndryshme, të mos mbetet aty dhe pikat të mos zëvendësojnë njëra tjetrën kohë pas kohe, përgjigja është që ne ndërkohë që vijojmë këto konsulta, disa prej gjërave që i kemi dëgjuar në dëgjesat e para, i kemi futur në procesin e adresimit,” tha Rama.

LAJMI KRYESOR: VIDEO-LIVE/ Rama bashkëbisedon me nxënësit në Kamëz

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama rama bashkebisedim me gjimnazistet rama me nxenesit edi rama rama bashkebisedim me gjimnazistet rama me nxenesit

Sondazh

Poll