Politike

Berisha: Vetingu u bë gjueti shtrigash, në krye të drejtësisë vëllezër ministrash

5 Nëntor 2021, 17:54 Nga DOSJA
Berisha: Vetingu u bë gjueti shtrigash, në krye të

LUSHNJE– Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se procesi i Vettingut është bërë për ‘gjueti shtrigash’. I pranishëm në Lushnje, në foltoren e radhës që po mban, Berisha tha se Vettingu u përdor për të për të nxjerrë në krye të drejtësisë vëllezërit e ministrave. Sot, sipas Berishës, maxhoranca ka vendosur të afërm të ministrave të krye të institucioneve më të rëndësishëm dhe se iu besohen dosjet të rinjve të FREESH-it.

“Vettingu u përdor për gjueti shtrigash, për të nxjerrë në krye të drejtësisë vëllezërit e ministrave. E përdorën për të nxjerrë ish-ministra në krye të drejtësisë, e përdorën me tre standarde vettingun. Kushtetuta thotë se vettingu duhet të bëhet publike, e atyre nuk iu publikohet, sepse janë mëkatarë, por meritojnë të jenë në burg. Ne nuk gëzojmë të drejtën e një procesi të vettingut që të jetë i drejtë. Kanë vendosur njerëz të tyre në krye të institucioneve më të rëndësishëm, iu besohen dosjet të rinjve të FREESH-it. Shqiptarët mendonin në shumicë se vettingu është bërë keq, edhe reforma në drejtësi. Tani Basha do të maskojë votimin që do bëjë për Palomën. Kam qenë, jam e do jem për vettingun e politikanëve, por po paraqitet ligj që nuk bën,”- tha Berisha ndër të tjera. 

LAJM LRYESOR:Foltorja në Lushnje/Sali Berisha: Uragan shprese për shqiptarët

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll