Politike

 “Do rimbursoni guna prej leshi për…” deputeti i PD-së ironizon ministren Krifca

5 Nëntor 2021, 18:53 Nga DOSJA
 “Do rimbursoni guna prej leshi për…” deputeti i

TIRANË – Deputeti i PD-së në qarkun e Fierit Saimir Korreshi reagoi ndaj deklaratës së Ministres së Bujqësisë Frida Krifca se qeveria do të hapë akademinë për barinj gjatë mbledhjes së Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. Deputeti demokrat pyet në formë ironizuese ministren nëse qeveria do të rimbursojë guna prej leshi për barinjtë e rinj.

I njohur për batutat në seancat plenare të parlamentit, Korreshi e quan ministren aktuale të bujqësisë “bareshë” dhe “se ka qitje të largët”.

Postimi i deputetit të PD-së Saimir Korreshi
Hapet Akademia e Barinjeve!
Pak dite më parë Kryebaresha, më falni Ministresha e Bujqesise erdhi dhe festoi 100 vjetorin e Shkollës së Parë Bujqësore në Lushnje. Paska qenë me qitje të largët. Po kërkohen barinj dhe për të promovuar këtë nismë që do hapim akademi.
O zot, o zot ku ka shkuar kjo botë!
Ministre Bujqësisë që ka lindur në Bllok vetëm kjo qeveri mund të ketë.
Zonja ministreshë po guna leshi do t’i rimbursoni për barinjtë e rinj ??

Ministrja Krifca: Do hapim Akademi për barinjtë, profesion që duam ta ruajmë

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike akademi per barinjte frida krifca saimir korreshi akademi per barinjte frida krifca saimir korreshi

Sondazh

Poll