Politike

Rama bashkëbisedon me nxënësit në Kamëz: Teknologjia është e nevojshme, gjen punë

5 Nëntor 2021, 16:14 Nga DOSJA
Rama bashkëbisedon me nxënësit në Kamëz: Teknologjia

KAMËZ- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë ditën e sotme me nxënës të shkollave të mesme në Kamëz. Pas pyetjeve të shumta që i bënë nxënësit, Rama tha se të gjitha shqetësimet dhe idetë që ata kanë ngritur do të studiohen dhe do të merren parasysh. Kryeministri në fjalën e tij theksin më të madh e vendosi te nevoja e mësimit të teknologjisë.

Ai gjithashtu tregoi rastin e një 16-vjeçareje në Durrës, e cila me anë të kompiuterit po punon prej 5 vitesh nga shtëpia me vende si Polonia dhe Gjermania. Ndërkohë që nxënësit në fjalën e tyre shprehën disa shqetësime në lidhje me mungesën e mjeteve për lëndën e Edukimit Fizik, mungesën e profesorëve të caktuar për lëndë si kjo, por gjithashtu edhe mungesën e laborëtorëve për lëndët shkencore.

Në fund të bashkëbisedimit, Rama së bashku me nxënësit, ndoqën një ekspozitë në shkollë të përgatitur nga vetë këta të fundit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Bisedë me nxënësit/ Rama: Teknologjia bën çudira, 16-vjeçarja punon prej 5 vitesh

Bisedë me nxënësit/ Rama: Dëgjesat me ju do t’i adresojmë

(I.A;f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama rama bashkebisedim me gjimnazistet rama me nxenesit edi rama rama bashkebisedim me gjimnazistet rama me nxenesit

Sondazh

Poll