Sport

Barça në sprintin final për Xavi-n: pritet njoftimi zyrtar nga çasti në çast…

5 Nëntor 2021, 10:55 Nga DOSJA
Barça në sprintin final për Xavi-n: pritet njoftimi zyrtar nga

KATAR – Një ditë plot takime dhe detaje për t’u përcaktuar, janë preludi i rikthimit të Xavi në Barcelonë. Marrëveshja mes drejtuesve katalanas dhe atyre të Al Saad është një hap larg mbylljes.

Në mëngjes është caktuar edhe takimi final mes trajnerit dhe Mohammed bin Khalifa Al Thani, liderit suprem të klubit të Katarit.

Në Doha, me pak fjalë, jemi në aktin final të një negociate, që do të sjellë në stol një emër të madh “blaugrana”.

Të gjithë janë të bindur se po shkojmë drejt një përfundimi pozitiv të historisë. Në çdo rast, edhe pa një marrëveshje mes klubeve, Barça ka vendosur të mos presë më dhe do të paguajë klauzolën e largimit, të caktuar prej 5 milionë eurosh.

Drejtuesit katalanas kanë kaluar ditët e fundit në Doha, duke zhvilluar takime me Al Sadd dhe Xavin dhe nuk kanë ndërmend të zgjasin qëndrimin e tyre në Katar.

Ndërkohë, trajneri i ri dhe emisarët e Barçës kanë gjetur marrëveshje për stafin teknik: Xavi do të ketë dy bashkëpunëtorë, vëllain e tij Oscar Hernandez, si dhe Sergio Alegre, trajnerin atletik Ivan Torres, tre analistë: David Prats, Sergio Garcia dhe Toni Lobo dhe fizioterapistin, Carlos Nogueira.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ai ende mund t'i japë shumë barças al sadd dhe xavin atyre të al saad barazon barcelona barça ditët e fundit në doha drejtuesit katalanas liderit suprem të klubit të katarit mohammed bin khalifa al thani rikthimit të xavi në barcelonë ai ende mund t'i japë shumë barças al sadd dhe xavin atyre të al saad barazon barcelona barça ditët e fundit në doha drejtuesit katalanas liderit suprem të klubit të katarit mohammed bin khalifa al thani rikthimit të xavi në barcelonë

Sondazh

Poll