Sport

Zanetti, apel për problemet kardiake të futbollistëve: “Temë për t’u studiuar…”

5 Nëntor 2021, 10:40 Nga DOSJA

ITALI – Duke folur gjatë një seance live në Instagram me “Mastercardlatam”, Javier Zanetti, ish-kapiteni i Interit dhe zv.presidenti i zikaltërve, analizoi çështje të ndryshme të futbollit, jo vetëm të skuadrës ku bën pjesë prej vitesh. Ai ka folur nga Champions League, te sulmuesit “vdekjeprurës”, që ka parë duke luajtur me fanellën e Interit dhe deri te rastet e fundit të problemeve që futbollistë të ndryshëm kanë patur me zemrën.

Champions? “Kalifikimi i Interit pas fitores ndaj Sheriffit? Për situatën në të cilën ndodhemi, gjithçka do të varet nga ndeshja e radhës. Fitorja ndaj Shakhtarit do të na siguronte kualifikimin, do të ishte diçka shumë e rëndësishme. Ka disa grupe, janë shumë skuadra që mund të luajnë për kualifikimin deri në ndeshjen e fundit. Në këto raste duhet qetësi dhe eksperiencë, sepse Championsi është një garë detajesh. Një detaj mund të të bëjë të kalosh grupin, ose të mbetesh jashtë”.

Sulmuesit? Ish-mbrojtësi argjentinas ka folur ​​edhe për sulmuesit e njohur, që ka ndeshur në karrierën e tij me fanellën zikaltër, por jo vetëm: “I vetmi që më vjen ndërmend është Ronaldo (Fenomeni), i cili mund ta ndryshonte lojën në çdo moment. Nuk mund të injoroj as Hernan Crespon, një golashënues i madh. Më pas vjen Diego Milito, vendimtar me golat e tij, kur fituam Championsin më 2010. Të tre këta sulmues kanë qenë “vrastarë”.

Problemet kardiake? Zanetti është shprehur edhe për bashkatdhetarin e tij, Aguero, si dhe problemin e fundit me zemrën, që mund ta dëmtojë të ardhmen e tij si futbollist: “I dërgoj një përqafim, shpresoj që të shërohet sa më shpejt. Mendoj se është rasti për të ngritur alarmin, sepse po ndeshim më shumë lojtarë me probleme kardiake. Shpresoj të gjejmë një zgjidhje, t’i lëmë futbollistët të luajnë qetë. Është një temë për t’u studiuar në mënyrën më të mirë dhe gjetur një zgjidhje. Një përqafim për Kun dhe të gjithë lojtarët që e kanë pasur këtë problem, pa harruar lojtarin tonë, Cristian Eriksen në Europianin e fundit”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport fitorja ndaj shakhtarit hernan crespon ish-kapiteni i interit dhe zv.presidenti i zikaltërve javier zanetti nga champions league ronaldo fenomeni të ndryshme të futbollit te sulmuesit “vdekjeprurës” fitorja ndaj shakhtarit hernan crespon ish-kapiteni i interit dhe zv.presidenti i zikaltërve javier zanetti nga champions league ronaldo fenomeni të ndryshme të futbollit te sulmuesit “vdekjeprurës”

Sondazh

Poll