Sport

Hakmarrja e Klopp/ Simeone pret ta takojë, gjermani e injoron pas ndeshjes!

4 Nëntor 2021, 20:03 Nga DOSJA
Hakmarrja e Klopp/ Simeone pret ta takojë, gjermani e injoron pas ndeshjes!

ANGLI-Ajo mes Liverpoolit dhe Atletico Madridit ishte mbi të gjitha ndeshja mes Jurgen Klopp dhe Diego Simeones. Tekniku gjerman fitoi 2-0 në Angli duke hipotekuar kalimin për në raundin tjetër të Champions League. Krahas ndeshjes, e cila nuk i tradhtoi pritshmëritë për sa i përket spektaklit, një tjetër arsye e madhe interesimi ishte edhe sjellja e dy trajnerëve mes të cilëve, duke lënë mënjanë deklaratat, duket se nuk u ndanë mirë.

Por, çfarë ndodhi në fundin e ndeshjes Liverpool-Atletico Madrid? Skena ishte shumë e veçantë pasi të dy trajnerët shmangën kontaktet me njëri-tjetrin. Megjithatë, nëse Simeone qëndronte i palëvizur para pankinës së tij, ndoshta duke pritur Kloppin, ky i fundit u nis drejt fushës ku përshëndeti lojtarët dhe kundërshtarët e tij. Pas pak argjentinasi u kthye i trishtuar në dhomat e zhveshjes i ndjekur në distancë nga Klopp. Një hakmarrje e vogël për gjermanin.

 

Jürgen Klopp gets one over Diego Simeone once again in the Champions League this season ?

FT: Liverpool 2-0 Atletico pic.twitter.com/Mpt58lWDaq

— Football on BT Sport (@btsportfootball) November 3, 2021

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport jurgen klopp liverpool simeone jurgen klopp liverpool simeone

Sondazh

Poll