Sport

Një “xhevahir” shqiptar që luan në vendin ku është prodhuar Swarowski! Njihuni me…

4 Nëntor 2021, 19:56 Nga DOSJA

AUSTRI-Wattens është një qytet i vogël me më pak se 8,000 banorë në rrethin e Innsbruck-Land, Tirol. 13 km në lindje të Innsbruck, qyteti është i famshëm më shumë për muzeun e kompanisë së kristalit Swarowski sesa për futbollin. Por ka një shqiptar që po ringjall entuziazmin e Swarowski Tirol, skuadrës austriake që renditet në vendin e 10-të në kampionatin austriak me 13 pikë në 13 ndeshje.

Meritat më të mëdha shkojnë për Giacomo Vrionin, sulmuesin që deri më tani ka shënuar 7 gola në 11 ndeshje mes kampionatit dhe kupës. Calciomercato.com i ka dedikuar një shkrim sulmuesit shqiptar duke e konsideruar si xhevahirin e skuadrës austriake, kartoni i cili zotërohet nga Juventus. Vrioni po flet në gjuhën e golave, përfshirë ato vendimtare ndaj Austrisë së Vjenës dhe Laskut.

Kujtimet dhe sakrificat e një jete rrjedhin nëpër mendje: nga debutimi mes profesionistëve me Venecian në vitin 2018 tek ai me fanellën e Juventusit në Serinë A dy vjet më vonë kundër Romës. Skuadra bardhezi i ka sytë tek ai dhe po ndjekin rritjen e 23-vjecarit. Swirowski Tirol tashmë ka xhevahirin e vet i cili quhet Giacomo Vrioni.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport swirowski tirol vrioni swirowski tirol vrioni

Sondazh

Poll