Politike

Mark Marku: Nëse do i bënin “Foltore” Berishës, do ishin rrahur 10 herë në ditë

4 Nëntor 2021, 21:48 Nga DOSJA
Mark Marku: Nëse do i bënin “Foltore” Berishës, do

TIRANË- Pedagogu Mark Marku ka analizuar situatën brenda në Partinë Demokratike, teksa akuzon ish-kryeministrin Sali Berishën se ka shkatërruar demokracinë në këtë forcë parti ku edhe u zgjodh si deputet.

Marku kritikoi nga emisioni “Opinion” dhe mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të cilin e cilësoi “miting”. Më tej, pedagogu tha se nëse dikush do të kishte marrë iniciativën që të zhvillonte “Foltore” në kohën që drejtonte Berisha PD, do të ishte dhunuar nga njerëzit e tij.

“Nëse ka një njeri që ka shkatërruar demokracinë në PD është Sali Berisha dhe ata që e kanë mbështetur gjatë pushtetit të tij absolut. Këta e kanë zgjedhur kryetarin e PD, Lulzim Bashën me 80% të votave dhe tani duan të mbledhin Kuvendin me 1/3 e delegatëve. Ka filluar takimet Sali Berisha, nëse do i kishte bërë dikush foltore Berishës do ishte rrahur 10 herë në ditë. Ai fillimisht shpall nga mitingjet shpall ditën e Kuvendit, kandidaturën e tij dhe se do të mbrojë kandidaturat e tjera dhe tani shikojnë se do bëjmë një miting më të madh dhe do sjellim demokracinë në PD,”-tha Marku.

Marku u zgjodh deputet në qarkun e Lezhës gjatë zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, por hoqi dorë nga mandati i tij pa e marrë akoma.

(k.m/dosja.al) 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes mark marku aksioni i berishes mark marku

Sondazh

Poll